Policia ka zbardhur të tjera detaja nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan mëngjesin e sotmë në aksin rrugorë Vlorë-Babicë.
Sipas të dhënave paraprake flitet për një viktimë rreth 25-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, i cili është gjetur brenda një makina.
Nuk dihet ende nëse është vetvrarë apo e kanë qëlluar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





