Gazetari Simon Shkreli, bëri me dije persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, ndërsa nga të shtënat shtënat një plumb rikoshet ka qëlluar shtëpinë e një efektivi të policisë së Shkodrës. 

Ky i fundit sapo ka dëgjuar të shtënat ka lajmëruar menjëherë policinë.

Policia në reagimin e saj bën me dije se ka qenë një shtetas që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa “blutë” kanë ngritur pika kontrolli për të kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.