Policia identifikon autorët që kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qendër të Durrësit.
Ata janë vëllezërit Shala, ndërsa nuk jepen më shumë të dhëna rreth tyre. Pasi qëlluan në drejtim të bilardos në qendër të qytetit në bulevardin “Dyrrah”, ata u larguan me shpejtësi me një makinë të bardhë. Vëllezërit Shala e kishin braktisur automjetin mbrapa një qendre tregtare që ndodhet te lagja 4.
Sipas burimeve të policisë, “DurrësLajm” mëson se 2 vëllezërit ishin konfliktuar me një person të tretë brenda ambienteve në bilardo. Pas konfliktit ata u larguan dhe u rikthyen më pas me armë duke qëlluar.
Pas ngjarjes, mbrëmë u shoqëruan 8 persona në komisaratin e policisë, ndërsa policia sekuestroi 3 gëzhoja në qepenin e bilardos.
Gjithashtu është bërë i mundur edhe identifikimi i shënjestrës. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorëve.





