11nëntor 2015 – Të shtunën do të zhvillohet ceremonia mortore për 30-vjeçarin Ervis Bimaj, shoferin e kamionit të përplasur nga një maune. Ngjarja ndodhi të enjten e shkuar në autostradë, kur Bimaj, banues në Motta të Livencës po zbriste nga mjeti i tij i ndaluar në anë të rrugës.
Pas kryerjes së autopisë, u përcaktua e shtuna si dita e varrimit. Ngjarja tragjike shkaktoi tronditjen e opinionit dhe atyre që e njihnin 30-vjeçarin. Ai ishte i martuar me Suelën dhe ishte baba i një vajze të vogël.
/portali DurrësLajm/