Të shtunën qyteti i Durrësit do të kthehet në shesh xhirimi të filmit “Mundije”, i cili i kushtohet genocidit grek mbi popullin çam.

Mësohet se një skenat e filmit do të xhirohet në qytetin bregdetar, në rrugicat dhe shtëpitë e vjetra që ndodhen pas bashkisë, në lagjen nr 3. Skena do të trajtoj një nga episodet tragjike të genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme çame, e cila u detyrua të shpërngulej nga shtëpitë dhe trojet e të parëve në vitin 1945.

Deri më tani skenat e filmit janë xhiruar në 5 shtete Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Meksikë dhe Hollywood.

Për më shumë detaje klikoni linkun: http://www.mundije.com/