TIRANE – Një grup qytetarësh kanë filluar të organizohen në rrjetet sociale dhe po bëjnë thirrje për një protestë qytetare para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të dënojnë vendimin e pafajësisë së dhënë nga trupi gjykues i çështjes së 21 janarit, ndaj të akuzuarve për vrasje. Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në oreën 12.30.
Gjykata e Tiranës u përzgjodh si vend i protestës veçanërisht për shkak se tre gjykatësit lëshuan një deklaratë mëngjesin e sotëm, ku ankoheshin për “presion” që po ushtrohet mbi ta nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Këshilli i Europës e përfaqësi të tjera diplomatike, të cilat kërkojnë me ngulm që Shqipëria të dënojë përgjegjësit për ngjarjet tragjike të asaj dite, përfshirë organizuesit e protestuesve të dhunshëm si dhe organizuesit e vrasjes së katër qytetarëve në fund të protestës.
Lajmi për zhvillimin e protestës po përhapet në Facebook përmes opsioneve “share” dhe “like”.





