Selia e Shenjtë ka publikuar detaje të reja nga organizimet që po bëhen për ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të Papa Françeskut të shtunën.
Zhvendosja e arkëmortit nga bazilika e Shën Pjetrit drejt asaj të Santa Maria Maxhores do të bëhet me shpejtësinë e lëvizjes së njerëzve.
Synohet që gjatë rrugëtimit rreth 5 kilometra, t’u jepet mundësi edhe pjesëmarrësve të tjerë t’i japin Papa Françeskut, lamtumirën e fundit.
Në ceremoni, një vend të rëndësishëm mes pjesëmarrësve të rangjeve të larta do të kenë edhe grupe refugjatësh e emigrantësh ilegalë dhe të varfërit, kanë qenë prioritet i Papatit të Françeskut.