Për të hedhur një produkt të ri në treg dhe për ta reklamuar atë ëhstë bërë gjithnjë e më e vështirë në ditët tona. Kompanitë janë gjithnjë në kërkim të ideve të reja, disa prej të cilave pse jo janë të “frikshme”.
Kështu kompania LG, për të reklamuar televizorin e saj më të ri ka gjetur një mënyrë aspak të zakonshme promovimi. Për prezantimin e produktit të ri ajo ka realizuar një kamera të fshehtë për t’i treguar blerësve të mundshëm realizmin që ofrojnë pamjet e ofruara nga televizori.
Në dyshemenë e një ashensori janë vendosur disa televizorë dhe qytetarëve të ndryshëm që futeshin në të u është ofruar një skenë vërtet e frikshme. Sapo futeshin në ashensor qytetarët përballeshin me një difekt të tij dhe menjëherë më pas dyshemeja e ashensorit hapej duke të krijuar idenë se po qëndrojë në ajër. Për disa kamera e fshehtë nuk ka qenë aspak e këndshme siç duket mjaft qartë në pamjet që ofrohen në videon e realizuar nga kompania në fjalë. Videon e reklamës aspak të zakontë mund ta shihni në galerinë tonë të videove.
(m.b./AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")