Humoristja spanjolle Silvia Abril është kthyer në një personazh brenda natës.

Gjatë një imitimi energjik të përfaqësueses të Spanjës në Eurovizion me këngën “Say Yay” në spektaklin e natës ‘Late Motiv’ në televizion, Silvias i kanë rënë të brendshmet, dhe kjo nuk ka kaluar aspak pa rënë në sy.

Ajo është përpjekur t’i ngrejë një herë, por ato kanë rënë përsëri, dhe Silvia i ka rregulluar e më pas ka vazhduar performancën.

Sipas mediave spanjolle, Silvia kishte thënë pas performancës se ‘kishte humbur ca si shumë kile’, sepse mbathjet po i rrinin shumë të gjera.

Videoja e saj po bën xhiron në internet pasi shfaq një moment me të vërtet të sikletshëm.