Pas batutave të mirëseardhjes dhe dhuratës që Arian Çani i bëri kryeministrit Rama, 7 vite pasi nuk kishte shkelur në studion e emisionit të tij, nuk mungoi as një veprim tjetër nga gazetari.

Në një moment ai e pyet kryeministrin: Do më lejosh të të fus pak duart?

Fillimisht kryeministri u habit dhe e pyeti: Pse mo?

Çani iu përgjigj se donte të shuante kuriozitetin nëse lëvizjet i veshur me antiplumb apo jo. Pas këtij veprimi, gazetari deklaroi se kryeministri nuk mbante antiplumb poshtë veshjesh sportive me lule e dy gishta lart.