Një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Dibrën, ku një burrë është arrestuar për përdhunimin e vajzës së tij 15-vjeçare.
Këtë herë është babai i njerkës së vajzës që flet për sjelljen e dhëndrit të tij, Guri Përgjegjit.
Ai tregon edhe për ditën e ngjarjes, kur babë e bijë, pas ngjarjes së rëndë kishin shkuar në shtëpi tërë baltë dhe nusja, (njerka e vajzës) i kishte pyetur se ku ishin bërë pis.
Shpëtim Nesimi babai i njerkës së 15-vjecares ka treguar për “News 24”:
“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15 vjeçaren. Ditën e ngjarjes shkuan në banesë me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë me baltë. Guri mohoi t’i ketë bërë dicka vajzës, tha se ishte rrëzuar. Vajza ime e coi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit”.
Ndwrkohw para policisw, 40 vjeçari ka vazhduar t’i mohojw akuzat. “News 24” shkruan se burri ka deklaruar se vajza kërkonte të kishte liri dalje. Ndërkaq ka hedhur akuza edhe për gruan e tij, se ka lidhje me dikë.
“Gruaja ime, njerka e vajzës ka lidhje me dikë. Vajza ime kërkonte liridalje, kishte shpenzime. Gjithcka ka ndodhur kurth i gruas sime dhe një tjetri”, mësohet të ketë deklaruar i akuzuari.
Ndërkohë njerka e 15-vjeçares, përdhunuar nga i ati ka dhënë të tjera detaje të rënda. “Panorama” shkruan se ajo është shprehur për Policinë e Dibrës se prej tre muajsh bashkëshorti i saj kishte shfaqur “dashurinë” për gjakun e tij, vajzën 15-vjeçare.
“Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar totalisht. Sa herë hynte në shtëpi e prekte vajzën në gjoks. Madje e fyente. Ti do të bëhesh kurvë i thoshte. Kam mbetur e befasuar”- ka thënë ajo.
Më tej gjatë dëshmisë dhënë për policinë, ajo shprehet e sigurt se përdhunuesi është pikërisht ai.
“Jam e sigurt se Guri e ka përdhunuar vajzën e tij”, janë deponimet e gruas së dytë të Guri Përgjegjit në Polici.





