Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Sipas të dhënave të para sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i Shkallës Rihter. Epiqendra raportohet të ketë qenë 21 kilometra në verilindje të Durrësit në një thellësi prej 38 kilometrash nën tokë.

Qytetarët raportojnë se të njëjtat lëkundje u ndjenë edhe në Tiranë, Elbasan, Krujë e Fushë-Krujë, duke shkaktuar sërish frikë tek banorët.

Gjatë gjithë ditës së sotme nëntoka është dridhur nga tërmete, mbi 300 pasgoditje, të cilët kanë qenë me magnitudë më të ulët.