Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje qeverie ku ka bërë ndryshime përsa i përket zv.ministrave.

Këto ndryshime vijnë vetëm pak orë përpara se Kuvendi të miratojë ministrat e rinj teknik të PD-së.

Lirohet nga detyra Elona Gjebrea, e cila ishte zëvendësministre e Brendshme, e në vendin e saj emërohet Rovena Boda.

Ervin Mete lirohet si zëvendësministër i Financave, dhe emërohet Irena Beqiraj.

Eridian Salianji lirohet nga zëvendësministër i Drejtësisë, dhe emërohet Redina Gjonaj.

Zv.ministre e Shëndetësisë emërohet Mira Kapisyzi.