Pronë e Gëzim Sallakut e sekuestruar nga Guardia di Finanza

Guardia di Finanza ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar 53-vjeçar që jeton në Itali. Njësia e policisë Ekonomike-Financiare të Breshias njoftoi zbatimin e masës për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, aksioneve të shoqërisë dhe pasurive të shoqërisë me vlerë mbi 4.5 milionë euro.

Aseset e Sallakut që tashmë i kalojnë shtetit janë – një vilë me vlerë të konsiderushme, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Sallaku jetonte në luks, duke i siguruar familjes një standard shumë të lartë jetese, por deklarimet e tij kanë qenë shumë më pak. Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e zbuluan atë.

Sipërmarrësi shqiptar operonte pranë provincave të Brescias dhe Bergamos. Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin. Hetimet komplekse të drejtuara nga Prokuroria e Qarkut të Brescias zbuluan një disproporcion të dukshëm midis standardit të jetesës së sipërmarrësit (dhe familjes së tij) dhe të ardhurave të deklaruara prej tij në organet hetimore.

Edhe në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar Sallakut disa prona që ai kishte ngritur në vendin tonë, ku përfshihen apartamente, toka dhe dy objekte 2 dhe 3 katëshe.

Lexo më shumë:  Nën akuzë për pastrim parash, kush është biznesmeni që Prokuroria e Durrësit i sekuestroi pasuritë