“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. 

Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Së fundmi, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha.

Më parë, në rrjet janë përfolur edhe emra të tjerë. “Panorama Plus” njofton se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo Veshaj, Semi Japupaj, Valbona Mema e Hygerta Sako.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga stafi i “Big Brother”, që i kanë mbajtur emrat diskretë, e sipas formulës, do t’i zbulojnë në një moment të përshtatshëm.

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 milionë lekë. /Panorama