Të tjerë pallate me dëmtime DS4 në Durrës pritet së shpejti t’i nënshtrohet riforcimit.
Bashkia Durrës ka hapur këtë të hënë edhe 3 tendera të tjerë (përveç atij që raportuam më herët) për riforcimin e pallateve me dëmtime të rënda në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Bëhet fjalë për tenderat si më poshtë:
Riforcimi pallateve me kod Gis: 5407, 25387, 26969,1511,25947,26972, 27307, 26764, me vlerë 417,302,520 lekë
Riforcimi pallateve me kod gis: 20590, 22363, 20402, 19065, 19659, 21258, 21167, 47053, 38766, 19068, 21281, 22369, riforcimi i banesës individuale në njësinë administative Manëz të Xhelal Sefa me vlerë 412,792,063 lekë
Riforcimi pallateve me kod gis: 24, 5703, 5414, 6169, 94, 80, 99, me vlerë 503,102,130 lekë
Për të gjithë këto tendera, afati i fundit i dorëzimit të ofertave nga kompanitë e interesuara është data 30 qershor.
Në total, vlera e riforcimit të 27 godinave kolektive dhe një banese private të përfshira në 3 tenderat në fjalë është më shumë se 1.3 miliardë lekë të reja.
Së bashku edhe me tenderin për riforcimin e 9 pallateve në zonën e Plazhit dhe Shkëmbit të Kavajës (me vlerë rreth 509 milionë lekë), bashkia Durrës planifikon të investojë më shumë se 1.8 miliardë lekë të reja për riforcimin e 36 godinave me dëme DS4.
M.B.





