Ndarja tragjike nga jeta e durrsakut Edmond Fejzullai, i cili humbi jetën ndërsa ishte duke punuar në qytetin e Palermos ka pikëlluar të gjithë miqtë dhe të njohurit.
Në rrjetin social Facebook, me qindra kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet për familjen. Shumë prej atyre që e njohën nga afër nuk arrijnë ende ta besojnë që ai është ndarë nga jeta.
Madje shumë prej tyre e kanë uruar për ditëlindjen, pa e ditur se ai nuk do t’i lexonte kurrë këto urime, pasi fati e deshi që të largohej nga kjo jetë, pikërisht ditën kur do të festonte.
“Dje i urova me shpirt urimet me te perzemerta per Ditlindjen Sot ky lajm me helmoi Shpirtin ky lajmë ma goditi Zemër sikur njerëzit thoje me depertoje ne mes te saj”, shkruan një ish-mësuesja e Edmondit.
Ndërkohë në rrjetin social në Facebook, miqtë e tij kanë bërë apel për mbledhjen e kontributeve për të ndihmuar familjen e 58-vjeçarit në këto ditë mjaft të vështira për ta.

Edmondi u nda nga jeta duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai ishte nga Durrësi, por prej vitesh jetonte e punonte në Itali.





