24 korrik 2015 – Të humbasësh jetën prej paracetamolit. Tingëllon sa e çuditshme, por dhe e frikshme njëkohësisht.

Kjo i ka ndodhur një 17-vjeçareje në Angli, e cila prej dhimbjeve të forta të barkut, mori trefishin e sasisë së paracetamolit të rekomanduar nga mjeku, çka bëri që të vdiste prej dëmtimeve të mëdha të mëlçisë.

Rasti i adoleshentes Georgia Littlewood, nga Huddersfield, West Yorkshire, ka gjetur vend në faqet e mediave të rëndësishme të huaja, për të treguar rrezikshmërinë që bart administrimi i pakujdesshëm i ilaçeve.

Edhe një qetësues si paracetamoli mund të kthehet në kërcënim për jetën, nëse merret në doza të mëdha.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/