Në një ndeshje të tensionuar në “Loro Boriçi”, Teuta shënoi fitore historike 0-1 ndaj Vllaznisë, duke u bërë ekipi i parë që merr pikë në Shkodër këtë sezon. Atmosfera ishte e ndezur, me këngë patriotike për festat e 28- 29 nëntorit dhe tifozë që ndoqën nga afër çdo lëvizje të futbollistëve. Megjithatë, fitorja e miqve duket se shtron pyetje për Vllazninë, e cila tani rrezikon të futet në një minikrizë pas humbjes së parë në shtëpi.
-Atmosfera shoqërohet me këngë patriotike para nisjes së sfidës, kjo për shkak të festave të 28-29 Nëntorit. Muzikë e cila “elektrizon” të pranishmit që edhe këndojnë vargje.
-Priteshin më shumë tifozë në stadium, numri i të pranishmëve nuk i kalon 2000. Teksa nuk mungojnë as tifozët miq nga qyteti i Durrësit.
-Fusha e “Loro Boriçit” është në gjendje të shkëlqyer, fakt që vlerësohet edhe nga futbollistët.
-Edi Martini ka lënë kujtime të bukura në Durrës, me shumicën e futbollistëve dhe stafit të Teutës që përshëndesin përzemërsisht shkodranin.
-”Toli rriji afër”, janë fjalët që Dobi i drejtohet mesfushorit, i cili ka si detyrë të mbulojë ndaj Balajt.
-”O Gure mendjen në lojë djalë”, kështu i drejtohet Martini, Erdenis Gurishtës që në një moment humbet kundërshtarin e tij.
-Në pushimin mes dy pjesëve ka një nderim për ish-trajnerin e Vllaznisë, Baldo Ranieri. Drejtori Sinani dhe Ardit Krymi i bëjnë një dhuratë simbolike italianit i cili ishte i pranishëm në Shkodër për të ndjekur ndeshjen.
-Dobin nuk e zë vendi te Teuta, ku shpesh shikohet duket u konsultuar me zëvendësin e tij, Bledar Hodo.
-Martini kërkon shpejtësi nga të tijtë, të cilët e qarkullojnë topin me shumë stacione duke humbur rrezikshmërinë dhe befasinë.
-”Vazhdoje aksionin” janë fjalët që përsërit shpesh Martini në drejtim të futbollistëve të tij.
-Në fund mbyllet me fitoren e miqve, në shifrat 0-1, që bëhen kështu ekipi i parë që merr pikë në Shkodër këtë edicion dhe duket se fut edhe Vllazninë në një mini krizë.





