Një grupim i shoqërisë civile që paralajmëroi një protestë përgjatë gjithë natës përballë Torrës Veneciane, nisi protestën në orën 22:00 të mbrëmjes, kur gjithsej u mblodhën rreth 50 veta.
Sazan Guri, avokatja Mirela Jorgo, e përfaqësues të tjerë, deklaruan se janë të vendosur për të vijuar protestat e tyre në mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike që sipas tyre, po shkatërrohet nga kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Ata improvizuan disa stola para Torrës Veneciane dhe një orë më vonë, iu bashkuan një grup të rinjsh që ishin nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.
Ambientalisti Sazan Guri u shpreh i vendosur për të mbrojtur pasurinë arkeologjike të qytetit të Durrësit.
Ndjekim deklaratat e tyre!
K.H.





