Protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara zyrave të Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e pestë të saj. Kërkesa kryesore e saj është krijimi i një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Që prej të shtunës më 18 shkurt, qytetarë të shumtë të shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë “ngujuar” në çadrën e ngritur dhe thonë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesa e tyre të plotësohet.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se nuk ka asnjë hap pas, për vendimin e marrë ditën e 18 shkurtit. “-thotë Basha- nuk ka”. Për këtë
Basha dhe grupi i tij parlamentar kanë bojkotuar edhe punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre,zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk mund të ketë.
Një ditë më parë Basha takoi edhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, të cilin e ka njohur me vendimin e madh për qeveri teknike.
Nga ana e tij, Fleckenstein është shprehur kundër bojkotit, duke thënë se debati politik bëhet në Kuvend.





