15 tetori është një datë e veçantë për personat me shikim të kufizuar, pasi është dita e shkopit të bardhë i cili identifikon këtë kategori individësh.
Në qytetin bregdetar janë 180 persona pjesë e Shoqatës së të verbërve, “Shpresa Katolike Shqiptare” dega Durrës, të cilët kanë mangësi në shikim.
Vështërsitë me të cilat ato përballen në përditshmërinë e tyre janë të shumta për shkak të mungesës së kushteve në të gjithë qytetin, ndonëse shpesh herë është premtuar përmirsimi i standartit të të drejtave të tyre, ende asnjëherë një premtim i tillë nuk është mbajtur.
Pavarsisht kësaj, rreth 50 pjesëtarë të shoqatës, janë mbledhur në kuadër të ditës së shkopit të bardhë në një nga restorantet e qytetit për të zhvilluar një aktivitet argëtues ku të ftuar kanë qënë edhe përfaqësues të bashkisë dhe qarkut të Durrësit.
Me shpresën se fuqia e ligjit do të jetë më pak diskriminuese, infrastruktura më e përshtatshme, kushtet më lehtësuese për jetën e tyre të vështirë, edhe këtë vit, drejtues dhe anëtarë të shoqatës u mblodhën në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, e cila daton prej vitit 1964.
G.D.
Pamje nga aktiviteti: