Mëngjesin e sotëm, është raportuar se komandot izraelite të veshur “si palestinezë” kanë kryer bastisjen e një spitali në Bregun Perëndimor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia dhe ushtria izraelite të cilët theksuan se komandot kishin vrarë tre luftëtarë, njëri prej të cilëve Izraeli pretendon se ishte anëtar i Hamasit.

CCTV që qarkullon mes mediave izraelite këtë mëngjes pretendon të tregojë një numër trupash të fshehta, duke përfshirë disa me veshje grash ose të veshur si personel mjekësor, dhe një që duket se mbante një karrocë me rrota, duke ecur me armë nëpër një korridor të spitalit Ibn Sina në Jenin. Pamjet ende nuk janë verifikuar.