Gjesti vazhdon të trazojë ujërat në Big Brother VIP Albania. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka hyrë, ai është kthyer në kryefjalën e diskutimeve brenda shtëpisë.
Duhet thënë se këngëtari nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e banorëve dhe provokimet e tij të vazhdueshme duket se nuk e kanë ndihmuar aspak.
Me Gertin ai pati një marrëdhënie të tensionuar që prej fillimit dhe situata është përshkallëzuar edhe më shumë mbrëmë, kur Gerti madje e kërcënoi hapur këngëtarin nga Kosova.
“Gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, tha Gerti duke shtuar: “Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”
Shumica e fansave të Gjestit kanë kërkuar që të merren masa nga produksioni për gjuhën e përdorur nga Gerti dhe kërcënimet e tij.