Është zbardhur dëshmia e drejtorit të Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha. Ai ka thënë se në momentin e lrimiit ndodhej brenda ambienteve të burgut të Peqinit. 

Hoxha e mbante postin e drejtuesit të Burgut të Peqinit prej datës 22 nëntor të këtij viti. Ai ka rrëfyer për momentin kur ndodhi ngjarja, si dhe bisedën që ka kryer me Sokol Mjaçajn, i cili ka kërkuar menjëherë një prokuror që të dorëzojë armën. 

Më pas Mjacaj ka marrë prangat, është prangosur vetë dhe ka vendosur armën në tokë. 

Kujtojmë se drejtori i burgut dhe 11 zyrtarë të tjerë u arrestuan pas ngjarjes së rëndë, ku Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë të këtij të fundit, Indrit Shaqajn. 

“Më datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 minuta kam qenë në ambientet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, në ambientet e ajrosjes. Më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vetë. Afrohem tek dera dhe i burgosuri me tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë”, ka dëshmuar drejtori i Burgut të Peqinit.