Gjashtë oficerë policie, të cilët krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen dhe bënë shaka për emigrantët shqiptarë, duke thënë se “duhet të vriten para se të futen në hryje të Mbretërisë së Bashkuar”, u dënuan për abuzim me detyrën.
Pas një ankese anonime në një nga agjencitë e raportimit të abuzimeve, autoritetet vendosën përgjues ndaj oficerëve të krimit të organizuar dhe zbuluan një kulturë të gjerë racizmi e seksizmi.
Oficerët talleshin me kolegun e tyre me ngjyrë Solomon Koranteng, duke e quajtur “qen të racës së përzier”, i thonin se “kishte ardhur me arkë nga Afrika” apo se duhej çuar “në kopshtin zoologjik të Londrës”.
Tre nga oficerët e njësisë ishin regjistruar duke thënë se “emigrantët shqiptarë duhet qëlluar me armë që të mos hyjnë në Angli, apo duheshin vrarë me “agjent nervor”.
Të gjashtë ata u shpallën fajtorë për abuzim të rëndë me detyrën dhe dënimi pritet të jepet në ditët në vijim.





