Pas 66 vjetësh nga ditëlindja e parë e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, bashkia vendos të instalojë ngrohjen në sallën e tij.

Përgjatë muajve të dimrit, teatri i Durrësit mbyllte dyert për shfaqje si pasojë e temperaturës që shkonte në minus gardë e në të tilla kushte as aktorët e as  artdashësit nuk mund të qëndronin në sallën legjendë të tij.

Punimet filluan me çmontimin e tubacioneve të vjetra dhe ky projekt përfundon në fund të muajit mars.

Që në buxhetin e 2018-ës, u akorduan 100 milionë lekë për vendosjen e sistemit të ngrohjes dhe freskimit por projekti nuk u realizua. Në 2019-ën, bashkia ka akorduar rreth 250 mijë dollarë.

Fituese e tenderit është firma "Shpresa shpk". Aparaturat janë të tipit çiller e cila do sigurojë ngrohje në dimër dhe fresk në verë.

K.H.