Vogëlushët e Durrësit do të kenë mundësi të ndjekin të enjten nga afër shfaqjen teatrore “Djali miliarder”.

Teatri i Kukullave do të “zbarkojë” nesër paradite në Durrës për të vënë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, shfaqjen me regji të Ina Morinajt.

Ngjarjet e pjesës teatrore janë bazuar tek libri me të njëjtin i shkrimtarit David Walliams.

Një djalë i vogël miliarder, Xho Patatja ka vetëm një problem, nuk ka shokë. Për të gjetur bashkëmoshatarë të tij me të cilët të mund të kalojë kohën dhe të shoqërohet, ai i kërkon babait të tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh me qëllim që të mbajë sekret faktin që është një miliarder.

Aty ai njihet me Bobin, shokun e tij të ri, dhe aventurat fillojnë për të dy.

Për të mësuar më shumë mbi aventurat e Xho dhe Bobit, si dhe miqve të tyre, ju mund të ndiqni nesër shfaqjen teatrore e cila do të vihet në skenë në dy orare të ndryshme, në 10:30 është shfaqja e parë, ndërsa në 12:00 është shfaqja e dytë.

Për rezervime telefononi në 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯.