Aktivistja e teatrit, Adriana Kalaja u shpreh se në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera.
Në fjalën e saj gjatë protestës, Kalaja tha se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv.kryetari Arbi Mazniku duhet të arrestohen.
“Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Nuk duhet të lejojmë që në atë shesh. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë. Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i cojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit. Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut”, tha ajo.





