Për çështjen e Teatrit, Presidenti Ilir Meta reagoi sot duke bërë me dije se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin drejtuar organizatës prestigjioze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Ai thotë se të gjitha qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë prej 20 vitesh.
Meta e shoqëron postimin e tij me një video nga një deklaratë të zotit Rama në vitin 2000 kur ishte ministër Kulture, duke thënë se Rama konfirmon pikërisht këtë gjë gjatë kohës kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë e drejtuar prej zotit Meta.





