Presidenti Ilir Meta depozitoi mesditën e sotme kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, vendim të cilin e konsideroi një proces kriminal dhe theksoi se është e nevojshme ndërpreja e këtij akti.
Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit tha se do të veprojë drejtësia shqiptare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese dhe morën vendimin për të shkatërruar Teatrin.
"Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në koherencë me përpjekjet e mia të vazhdueshme ne raport me Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e përfshira në këtë proces kriminal, në kundërshtim me rendin e vendit, akteve dhe marrëveshjeve kombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër kryhet në një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor dhe vetëm në interes 'rules of oligarks'.
Dua ti siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve. Është e domosdoshme ndërprerja e këtij akti që filloi sot në mëngjes, do veproj drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtare dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendin pa gjykatë kushtetuese.
Nuk jemi rastësisht pa gjykatë kushtetuese. Fajin nuk e ka reforma, ajo nuk e linte pa Gjykatë Kushtetuese vendin la ramaforma. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë një ditë për këtë krim që është shkatërrimi i teatrit kombëtar. Është përpjekje për të instaluar me dhunë "rules of oligarks". Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president që të vë para drejtësisë rilindasit kombëtare. Unë jam i lumtur për procesin dekorimit që ka filluar ndaj meje. Kam dy vite që jam betuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Asnjë president nuk ka ardhur këtu. Drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do veprojë. Drejtësia kombëtare është më kryesore."





