Partia Socialiste Europiane kërkon që çështja e Teatrit Kombëtar në Tiranë mos përdoret për qëllime politike.
Presidenti Sergei Stanishev ka theksuar se disa parti po përpiqen ta përdorin çështjen e Teatrit politikisht duke inkurajuar ndezjen e tensioneve, gjë që nuk do sillte asgjë të mirë, as për artistët e as për qytetarët.
“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatri Kombëtar, një pronë e Bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët interpretues në Shqipëri, as për qytetarët e tij.”– shkruan Sergei Stanishev.





