28 nëntor 2015 – U përfol shumë në media dhe jo vetëm, ndarja e Floriana Garos nga i fejuari Tedi Ngjela. Askush nga të dy nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë histori, arsyet e vërteta të ndarjes së tyre, pavarësisht që u fol shumë rreth motiveve që çuan në fundin e një dashurie të madhe, siç shprehej vetë Floriana, dashuri për të cilën braktisi dhe Amerikën.
Filloi të flitej për modelen Sofia Mitre, që për ditë me radhë u “prezantua” nëpër rrjetet sociale si “Vajza që ndau Florianën nga Tedi”. Por rezulton që Sofia është e martuar dhe sigurisht që jo me Tedi Ngjelën! Kjo e fundit jeton në Greqi, së bashku me bashkëshortin, dhe në “Facebook” ajo publikon herë pas herë foto me të shoqin, çka hedh poshtë pretendimet e mëparshme.
Por, një nga protagonistët e këtij “trekëndëshi”, vetë Tedi, i ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai po përjeton një histori dashurie me modelen Sofia Mitre”. Në një prononcim për gazetën “Shekulli”, Tedi ka thënë se “lidhja” që kanë krijuar të tjerët për të, i është dukur qesharake. “Sofia është kushërira e kunatit tim. Dhe për më tepër është e martuar”, ka sqaruar ai, duke mos rrëfyer asgjë më tepër për të shkuarën e tij.
/portali DurresLajm/