Ligat angleze të kategorive inferiore na çudisin përsëri. Rojton Taun kishte një futbollist më pak në transfertën që do të luante ndaj Stokport.

I biri i Pol Skolls, luan me ekipin e Rojton. Zgjidhje e gjetur. Pol Skolls do të plotësonte futbollistin që mungonte.

Prania e legjendës së Junajtid i habiti të gjithë. Ai zbriti në fushë, por skuadra humbi. Skolls ka luajtur plot 718 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid, me të cilët ka shënuar 155 gola dhe ka fituar 13 tituj dhe 2 Liga të Kampionëve.