Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në episodin e fundit të Ferma VIP, ku protagonistë u bënë Alba dhe Ganiu. Shkak për debatin u bë një gjest i këtij të fundit, i cili u fut në shtratin e Albës gjatë kohës që ajo po pushonte, gjë që u interpretua si mungesë respekti ndaj hapësirës së saj personale.
Ganiu e justifikoi veprimin si pjesë të një shakaje dhe i kërkoi falje Albës, por kjo e fundit reagoi ashpër, duke e konsideruar ndërhyrjen si një cenim të qartë të privatësisë. “Tek hapësira personale nuk ka shaka. Për momentin vetëm Limit i kam dhënë akses në hapësirën time. Për mua nuk është lojë”, tha ajo.
Në debat u përfshi edhe Limi, i cili deklaroi hapur se është çift me Albën dhe se veprimi i Ganiut ishte i papranueshëm: “Ti ke cënuar pjesën time. Pse ka ardhur aty?”.
Përplasja vijoi me akuza dhe diskutime për kufijtë e sjelljes brenda fermës. Alba theksoi se situata ka prekur dinjitetin e saj, të Limi-t dhe raportin mes tyre: “Për mendimin tim, në bazë të kësaj situate është cënuar dinjiteti im, i Limit dhe raporti ynë.”
Ndërkohë Ganiu u shpreh se nuk e kishte menduar që do të shkonte kaq larg: “U viktimizua deri në pikën e fundit. Kërkoj falje. Nuk po ndihem mirë.”