Bashkia e Tiranës ka njoftuar pak ditë më parë hapjen e tenderit përmes partneritetit publik- privat për ndërtimin e terminalit të transportit publik në Tiranë.

Në dosjen e plotë të tenderit specifikohet edhe projekti me detaje.

Sipas projektit, në terminal do të ketë edhe qendra tregtare dhe kulturore, kulla me ambiente zyrash, hotele dhe salla konferencash, parking, motel, stacioni i trenave- tramvajeve dhe magazina e tramvajeve.

Vlera e projektit është 15.5 milionë euro.