3 dhjetor 2014– Nga Brad Pitt, tek Jennifer Lopez, Beyonce, apo Kety Perry, të gjithë kanë hobi ekstreme apo teka të “çmendura”. Çifti i famshëm Beyonce dhe Jay Z gjatë udhëtimit të fundit në Paris, kërkuan që të jenë vetëm në Muzeun e Louvrit, duke e admiruar të “vetmuar” Mona Lisën.
Diva latine, Jennifer Lopez ka fiksim që kur të bëjë shopping në një qendër tregtare të izolohet dhe të mos shqetësohet nga askush. Çifti i famshëm i Hollywood-it, Brad dhe Angelina bëjnë gjithçka për të kënaqur të vegjëlit e tyre. Fëmijët e tyre i duan shumë kafshët, prandaj Brad e Angelina e panë të udhës që të kenë një kopsht të vogël zoologjik në shtëpi. Por nuk kanë teka vetëm fëmijët e tyre, por edhe vetë ata. Për 50-vjetorin e Brad Pitt, bashkëshortja e tij i dhuroi një ishull në formën e zemrës, që mendohet se kushton më shumë se 15 milionë dollarë. Ndërsa këngëtarja e njohur Katy Perry gjatë turneve ka udhëzime të rrepta për stafin e saj. Në dhomën e hotelit duhet të ketë një karrige që ka të gdhendur emrin e saj.





