Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës! Ky trajnim intensiv 5-mujor i çertifikuar, për mjeshtëritë e restaurimit të gurit, drurit dhe suvasë në ndërtesa historike do të zhvillohet në periudhën qershor-nëntor 2019.

Ky kurs është i hapur për profesionistët e lirë, ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit dhe ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit. Për të aplikuar duhet të keni përfunduar arsimin e mesëm ose profesional.

Trajnimi në qytetin e Durrësit realizohet nga CHwB Albania në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Durrës. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze

Nxitoni! Afati i fundit i aplikimit është 24 maj 2019.

Aplikimet do të dorëzohen së bashku me dokumentacionin përkatës të përcaktuar në formular pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK Durrës) ose pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Durrës (DRFPP Durrës), në adresat e mëposhtme. Formularët e aplikimit i gjeni po në këto adresa.

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, DURRËS

Adresa: Lagjja nr. 1, Rruga “Kolonel Tomson”, Durrës

Tel: 05 2222806 / Kodi Postar 2001

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK DURRËS

Lagja Nr. 17, Rruga: “P. Sorro”, (ish URT) – Durrës,

Tel / Fax 052 229857, 052 221463,

Formularin e aplikimit, dhe më shumë informacion për trajnimin mund ta gjeni këtu:

http://chwb.org/albania/news/thirrje-per-aplikim-kurse-profesionale-per-teknikat-tradicionale-ne-ndertim-moduli-4/?lang=sq