Apple gjobitet pasi ngadalësoi modelet e vjetra të iPhone

08/02/2020 - 18:07

Gjigandi i teknologjisë, Apple është gjobitur së fundmi 25 milionë euro për ngadalësim të qëllimshëm të modeleve të sajë të vjetra të iPhone-ëve pa informuar më parë klientët.

Gjoba është vendosur nga autoriteti francez i mbikëqyrjes duke thënë se kompania duhet të kishte paralajmëruar klientët se pajisjet e tyre do të ngadalësoheshin pas përditësimit të sistemit të operimit.

Konkretisht përdoruesit e iPhone “nuk ishin të informuar se instalimi i përditësimeve të iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre”.

Si pjesë e marrëveshjes, Apple duhet të shfaqë një njoftim në faqen e tij në gjuhën frënge për një muaj. Autoriteti mbikëqyrës francez thotë se Apple “kreu krimin e praktikës mashtruese tregtare me anë të mosveprimit” dhe kishte pranuar të paguante gjobën.

Shumë klientë kishin dyshuar prej kohësh se Apple ngadalësoi iPhone-ët e vjetër për të inkurajuar blerjen e modeleve të reja.

Në vitin 2017, kompania konfirmoi se kishte ngadalësuar disa modele të vjetëra, por jo për të inkurajuar njerëzit që të blinin modelet e reja.

Ata thanë se bateritë e pajisjeve u bëheshin më pak të afta për të furnizuar kërkesat me energji të pajisjes, pasi ato vjetrohen me kalimin e kohës. Kjo mund të rezultojë në fikjen e papritur të një iPhone për të mbrojtur përbërësit e tij elektronikë.

Kështu, në 2017 kompania lëshoi një përditësim të sistemit operativ për iPhone 6, iPhone 6s dhe iPhone SE i cili “zbuti” performancën e baterisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka humbur 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.

Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 seko

Rrjeti social, Twitter ka dërguar një email te klientët e tij të biznesit, për t’u thënë se informacionet personale mund të jenë “vjedhur

Rrjeti i ri social, TikTok mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrën

Një gjurmues është instaluar në telefonat inteligjentë, edhe pse përdoruesit e këtyre aparateve nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dije

Smartwatchi i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut.

Kohët e fundit Apple është përfolur se po ndryshon dizajnin e iPhone 2020.

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet.