Apple në telashe, mangësi në sistemin operativ IOS

01/10/2019 - 14:39

“Një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod”, thotë Forbes duke cituar studiuesin që e zbuloi.

Për rrjedhojë, hakerat, sipas revistës prestigjoze, po fërkojnë duart nga perspektiva e mundësisë që t’i heqin Apple-it kontrollin mbi pajisjet e veta dhe të ngarkojnë çfarëdolloj  software-i që t’i pëlqejnë.

Ky lloj hakerimi, i mbiquajtur checkm8 nga një studiues që ka preferuar të mos identifikohet me emrin e vërtetë, por vetëm si axi0mX, përbën “një mundësi shfrytëzimi të përhershëm e të padiktueshëm për qindra miliona pajisje iOS”.

Kjo do të thotë se hakerat mund të marrin kodin e lëshuar nga axi0mX në Github dhe potencialisht të shkarkojnë firmware-in (bërthamën e sistemit operativ) në një iPhone.

Kjo nënkupton se do t`I hiqnin Apple kontrollin nga pajisja dhe mund të bënin cfarë të donin me të, ndonëse kjo do të kërkonte dhe disa veprime shtesë.

“Shumica e gjeneratave të iPhone dhe iPad janë të prekshëm: nga iPhone 4S (chip A5) tek iPhone 8 dhe iPhone X (chip A11)”, ka shkruar axi0mX në Twitter.

Por rreziku për përdoruesit është i kufizuar: Studiuesi tha që veprimi mund të “shkaktohet vetëm me USB”, dhe kërkon qasje fizike pasi nuk mund të kryhet në distancë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Volkswagen ka nisur shitjet e T-Roc R të ri në tregun evropian si versionin më të fuqishëm midis SUV-ve të tij kompaktë.

Kina prezanton  për publikun “superpeshkaqenin".

Kompania amerikane, Apple ka larguar një aplikacion që kanë shfrytëzuar protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë

Aplikacioni celular në Instagram po pëson disa ndryshime, dhe skeda “Following” do të hiqet së shpejti nga menyja.

Telefonat e ardhshëm të kompanisë Google do të dinë nëse ka pasur një aksident dhe do të thërrasin për ndihmë urgjencën duke përdorur sen

Facebook ka mbyllur një sërë faqesh të cilat promovonin vlerat dhe patriotizmin amerikan si dhe presidentin Trump pasi zbuluan se menaxh

A mundet një kompjuter të tregojë se çfarë është në modë dhe çfarë jo? Sigurisht që po dhe falë inteligjencës artificiale.

“Dark mode” ose modaliteti që redukton konsumin e baterisë së telefonit dhe mbron sytë tanë, pasi “infektoi” aplikacionet e njohura si Tw

Facebook ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga tr