Një kaskë gjigante për zyre. E ka ideuar studioja e dizajnit ukrainase Hochu Rayu për t’u izoluar krejtësisht në ambientin e punës.

Por jo për të fjetur apo pushuar. Përkundrazi, për t’u përqendruar më mirë, sidomos në ambientet “open space” plot me kaos, zhurma dhe fiksime të kolegëve, muzikë dhe thashetheme. 

Kaska do t’ju shndërrojë në një Megamind në të vërtetë mbron nga zhurmat, ka një mikrofon dhe një sistem për të bërë telefonata në privatësi të plotë. 

Quhet Helmfon. Ideja ka lindur kur studios i është kërkuar të imagjinojë në tip të ri të kabinës telefonike nga ana e një ndërmarrjeje të telekomunikimit, transmeton Gazeta Express. 

Helmfon ka një lidhje Bluetooth, mikrofonin dhe një telekamerë. Ka edhe enjë slot për smartphone. Mund të personalizohet në një seri ngjyrash, sipas preferencave të blerësit, ose të temave, si Minions, indianët, Batman, etj.