Facebook fshin rreth 800 llogari, tentuan ndikimin në Shqipëri

01/02/2019 - 11:59

“Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.

Sipas drejtuesëve të rrjetit social më të madh në botë po bashkëpunohet ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat kishin “qëllime keqdashëse”.

"Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë", tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

"Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit", tha Gleicher.

"Ne po i heqim këto faqe, grupe dhe llogari të bazuara në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ata dërgojnë. Në këtë rast, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme dhe kjo ishte baza për veprimi ynë", shtoi ai.

Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çfarë ndodh në një minutë brenda rrjetit të internetit?

Shumë të njohur kritikuan rrjetin social Instagram, pasi humbën miliona ndjekës nga llogaritë e tyre.

Rrjeti social Facebook, do të vendosë të tjera kufizime sa i përket publikimit të imazheve.

Pesëmbëdhjet vjet më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social "Facebook", duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh shoqëror në bo

Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në

Kompania gjigande “Apple” ka lënë të kuptohet se shumë shpejt “iPhone”-t do të bëhen më të përballueshëm në çmim.

Opsioni i "WhatsApp" për të fshirë mesazhet u vendos në vitin 2017.

Facebook pritet të forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedh

Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë.