Hakerat mund të "shkatërrojnë" telefonin tuaj me anë të karikuesit

23/07/2020 - 08:47

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.

Sipas Android Central, studiuesit nga "Tencent Security Labs" gjetën një mënyrë për të rishikuar portat USB të 18 modeleve të ndryshme të ngarkuesve të shpejtë.

Ata e bënë eksperimentin e tyre në 35 lloje të ndryshme të ngarkuesve të shpejtë, por pa zbuluar emrat e markave. Karikuesit e shpejtë janë mjaft të përdorur sepse ato mundësojnë që pajisjet të karikohen në mënyrë të shpejtë.

Ata mund të marrin informacion nga pajisja që ata ngarkojnë dhe t’i japin asaj fuqinë që i nevojitet. Ekspertët e sigurisë Tencent ishin në gjendje të manipulonin këtë kod.

Kjo bëri që karikuesit të dërgonin një tension shumë të lartë në një pajisje, duke bërë që ajo të prishej ose të merrte flakë. Për të shmangur që kjo të ndodhë, Tencent ka këshilluar të mos ndani me të tjerët karikuesin e telefonit.

Ekzistojnë gjithashtu raporte që tregojnë se karikimi i shpejtë nuk është i shkëlqyeshëm për jetëgjatësinë e baterive. Kështu që ata këshillojnë të përdorni vetëm një ngarkues standard.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një

Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin

Apple ka paralajmëruar emoji të reja këtë vit, ku pjesë do të jetë edhe ajo me maskë duke u përshtatur me situatën e COVID-19 që ka preku