Tashmë edhe Instagram po teston një mjet që do të lejonte "spiunimin" e vendndodhjes tuaj. Rrjeti social po punon në mundësinë e marrjes së të dhënave të vendndodhjes, edhe kur aplikacioni është i mbyllur, për t’i ndarë me kompaninë mëmë, Facebook, për arsye të reklamave.

Të dhënat, të cilat mund të përfshijnë koordinatat e sakta GPS të përdoruesit, do të ndahen me Facebook për ta ndihmuar atë të shërbejë në reklama të personalizuara, sipas TechCrunch.

Edhe pse është ende në fazat e prototipit, lajmi i këtij ndryshimi ka përkeqësuar frikën se Instagram po merr shembull nga Facebook, duke shkuar pas të dhënave personale të përdoruesve. Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhanë dorëheqjen nga kompania.