Kina akuza kompanisë amerikane: iPhone përgjon përdoruesit!

17/09/2019 - 13:58

Kina akuzon kompaninë amerikane iPhone se po përgjon përdoruesit e saj përmes "spyware" të instaluar në telefona dhe kompjutera.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se përdoruesit e iPhone duhet të jenë të kujdesshëm me produktet e kompanisë amerikane, sepse sipas saj, kjo firmë ndihmon Uashingtonin zyrtar për të spiunuar qytetarët e zakonshëm.

Apple nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Kinës, por deklaroi shkurt: “Jemi të kënaqur që kemi mundësinë t’u ofrojmë klientëve tanë për të zgjedhur midis një iPhone Pro 11 ose iPhone Pro 11 Max”.

Akuzat e Pekinit vijnë pas pretendimeve të SHBA-së se gjigandi kinez i teknologjisë Huawei shërben për të përgjuar qytetarët dhe informacionet ua jep autoriteteve kineze.

Në muajin maj, Presidenti amerikan Donald Trump nxorri dekret që urdhëronte firmat amerikane të ndalonin bashkëpunimin me kompaninë kineze Huawei, duke përdorur argumentimin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pas këtij urdhri, Google ndërpreu marrëdhënien me Huawei.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.