Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i perdorim gjithë kohës, shkruan Geek Room.

Është vërtetuar dhe nga vetë kompanitë e smartphobëve se mikrobet mund të qëndrojnë edhe në sipërfaqje xhami metali apo plastike.

Në fakt Ministria e Shëndetit të Singaporit e ka theksuar vëmendjen që duhet të tregohet ndaj pastërtisë të smartphonit.

Ja çfarë duhet të bësh:

1 – Shkëput çdo kabull dhe fike smartphonin.
2 – Hiq çdo kasë apo mbrojtës tjetër.
3 – Pastroje me një material mikrofibër si peshqiri, pakëz të lagur ose përdor sete të gatshme të cilat i gjen në çdo dyqan elektronike apo DIY.

Mos përdor dizinfektantë apo letra të lagura pasi alkooli në to mund të dëmtojë ekranin