Pajisjet e lidhura me internetin mund të përgjohen shumë lehtë. Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Sulmet e fundit janë aq të sofistikuara sa që dhe kompanitë që prodhojnë “Smart Tv” nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

Hakerat kanë publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë në televizorët tuaj.

Pas një hakimi të televizorit tuaj, as një “restart” dhe as një rikthim të pajisjes në gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në “background”.

Pas sulmit, hakerat do shfaqin në TV tuaj atë që ata duan, por jo vetëm kaq.

Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’ju filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si “password-et” e llogarive të e-maileve.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të mos hyni në rrjetet sociale duke përdorur TV si monitor.