Një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë, Instagram, është akuzuar së fundmi se po i inkurajon këta të fundit që të lëndojnë veten. Me qindra të rinj po shpërndajnë foto të vetes së tyre duke prerë pjesë të ndryshme të trupit në rrjetin social.

Sipas raportimeve, disa prej këtyre postimeve ekzistojnë në rrjet prej shumë vitesh tashmë dhe kompania nuk ka marrë asnjë masë për t’i bllokuar.

Një përdoruese në Instragram e cila e quan veten “ vajza depresive që dëmton veten” ka më shumë se 20 mijë ndjekës në rrjetin social. Ndërsa një adoleshente nga Gjermania rrëfen depresionin e saj duke shpërndarë foto të krahëve të gjakosur.

Një tjetër vajzë me probleme e cila vetë-quhet “vajza e depresionuar 18-vjeçare”, numëron më shumë se 600 postime, shumica prej tyre me foto të kyçeve të saja të gjakosura.

Këta janë vetëm disa nga qindra përdorues të Instagramit të cilët shpërndajnë përmbajtje të pakontrolluar që mund të cënojnë lehtësisht edhe adoleshentët e tjerë që nuk i kanë pasur më parë këto probleme.

Javën e kaluar një fushatë bamirëse e fëmijëve zbuloi se një në 5 vajza 14-vjeçare kishte dëmtuar vetë veten.

Por Instagram – i blerë nga Facebook për $ 1billion në 2012 dhe që ka 800 milion përdorues aktivë – vazhdon ende të lejojë imazhe grafike dhe video të prerjes së gjymtyrëve në faqen e tij.

Përdoruesit i bëjnë imazhet lehtësisht të gjetshim duke përdorur hashtagje si #depression #selfharm #cutting dhe #suicide.