Ndryshimi i rëndësishëm që po përgatit WhatsApp

10/03/2018 - 15:03

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, në nëntor të vitit të shkuar më në fund i dha mundësinë të gjithë përdoruesve që të fshinin mesazhe të sikletshme apo të padëshiruara nga bisedat personale apo në grup.

Për këdo që nuk e ka përdorur kurrë këtë opsion, që ofrohet në Apple iOS, Android dhe Windows, mesazhi i fshirë zëvendësohet me fjalinë “This message was deleted” (Ky mesazh u fshi).

Megjithatë, për ta bërë këtë ka një limit kohor, që do të thotë se mesazhet mund të fshihen nga një bisedë brenda 7 minutave të para që është dërguar.

Një moment që tejkalohet ky afat, përdoruesit mund ta fshijnë mesazhin vetëm nga telefoni i tyre, por jo nga telefoni i personave të tjetë, të cilët mund ta shohin ende mesazhin.

Por duket se kjo do të ndryshojë shumë shpejt. Në një përditësim të ri, raportohet se WhatsApp do ta përmirësojë këtë opsion duke e zgjatur afatin kohor.

Sipas WABetaInfo, një website që merret kryesisht me informacionet më të fundit rreth WhatsApp, një ndryshim i ri për të cilin po punohet, do të sjellë zgjatjen e kohës në dispozicion për të fshirë një mesazh të padëshiruar.

Pritet që afati kohor të rritet nga 7 minuta, në 1 orë e 8 minuta dhe 16 sekonda.

Për momentin ky ndryshim raportohet të ndodhë vetëm në versionin e fundit Android beta, versioni 2.18.69 dhe jo për përdoruesit e iPhone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nintendo nga muaji janar do të ndalë shërbimet për video live për consolen Wii.

Që nga 12 nëntori, të gjitha mesazhet në WhatsApp që nuk janë ruajtur do të fshihen përgjithmonë.

Apple planifikon që në vitin 2020 të nxjerrë në shitje iPhone-in e parë me teknologjinë e internetit 5G.

Kompania japoneze e automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu 1 milion makina në të gjithë botën për shkak të problemeve me airbag-ë

Pas një pritjeje të gjatë, "WhatsApp" ka vendosur të shtojë stickerat.

Apple ka konfirmuar që kamera e iPhone ka probleme serioze. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për kamerën e përparme të selfie.

Pas Instagram dhe Whatsapp, edhe Facebook do të bëje të mundur fshirjen e mesazheve të dërguara në aplikacionin Messenger.

"WhatsApp", platforma e famshme e mesazheve, lejon që tani që të mund të fshehësh njoftimet kur vjen një mesazh në chat, pra për të mos e

Kompania gjermane e makinave BMW ka vendosur të tërheqë 1,6 milionë automjete, të prodhuara mes viteve 2010 dhe 2017, për shkak të rrjedh