Në të ardhmen telefoni s'do karikohet kurrë

Postuar: 13/07/2017 - 08:58

Nuk ka më fisha, karikues baterie dhe celulari që duhet t’i kesh me vete vazhdimisht, ka nevojë vetëm për energjinë e ambientit. Ky është vizioni për telefonin e parë që do të funksionojë pa bateri.

Shkencëtarët nga Universiteti në Uashington treguan se në të ardhmen mundemi të zgjidhim në tërësi problemin e baterisë.

Pajisja e re, e cila ndodhet në fazën e hershme të kërkimit, përdor teknologji të sinjalit kthyes. Konkretisht, funksionimi i tij është i bazuar në radiovalët, të cilat sillen rreth nesh derisa ne komunikojmë, shkruan IFLScience.

Ekipi shkencor nga Uashingtoni deri më tani ka arritur të demonstrojë thirrjen me zë prej telefonit pa bateri, tek telefoni i mençur Android.

Megjithatë, stacioni bazë mundëson telefonin mobil që të jetë deri 15 metra larg gjatë bisedës, por gjërat mund të ndryshojnë nëse stacionet bazë integrohen në kullat telefonike.

“Ato kanë disa qindra herë energji më të fuqishme, ndaj diametri mund të rritet ndoshta deri në një kilometër”, ka thënë pjesëmarrësi i projektit Joshua Smith, i cili ka punuar në prototip.

Ekipi tashmë po punon në përmirësimin e kualitetit dhe zhvillimin e thirrjeve. Shpikja aktualisht funksionin sikur walky-talky, ndaj duhet të shtypni butonin për t’u transferuar nga biseda në dëgjim dhe anasjellas. Po shqyrtohet edhe vendosja e ekranit e-ink, për të mundësuar dërgimin e porosive.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga gabimet më të mëdha që bëni me iPhone nuk duket në fakt si i tillë, por si i dobishëm. Por miliona njerëz që kanë këtë telefon të

Teknologjia është një fushë mahnitëse, një fushë e cila na habit me gjërat e mrekullueshme të saj.

Kompania gjermane e makinave “Daimler” deklaroi sot se do të tërheqë nga tregu 3 milion automjete “Mercedes-Benz” me motor nafte në Evrop

Përveç lehtësive të mundshme që erdhën pas përditësimit të fundit që bëri WhatsApp, ku tashmë mund të shpërndajmë gjithçka, dhe

Prej sot në WhatsApp mund të shpërndash çfarëdolloj dosje apo dokumenti, jo vetëm pdf, foto apo video.

Quhet Solingo dhe është skuteri i ri që funksionon me energji diellore.

Elon Musk publikoi pamjet e para të veturës elektrike të Tesla-s Model 3, pas daljes se saj nga linja e prodhimit.

Nëse në tekstet e WhatsApp deri dje nuk mund të përdorni shkrimet bold (të theksuar) dhe italik (të pjerrët) shumë shpejt ato do të bëhen

Një kaskë gjigante për zyre. E ka ideuar studioja e dizajnit ukrainase Hochu Rayu për t’u izoluar krejtësisht në ambientin e punës.

“Infostranieri” quhet aplikacioni që u vjen në ndihmë të huajve në Itali dhe idea e realizimi kanë qenë të shqiptarit nga Kosova Bashkim